Politike22 Shtator 2022, 13:41

“Ky PS-së i ha atë…”, Balla shpërthen ndaj Berishës që u ul në karriget e socialistëve: Turp të kesh!

Shkruar nga Pamfleti
“Ky PS-së i ha atë…”, Balla shpërthen ndaj

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla e cilësoi provokim veprimin e Sali Berishës që u ul për një moment në krahun e socialistëve.

U bë një provokim i ulët nga një njeri pa turp. Nuk ndodh që unë të ulem në vendin tuaj. Ky individ kërkon sherr dhe luftë sa herë i jepet mundësia. Ne nuk bëmë asnjëherë reagim se burrë i vjetër nuk qëndron në këmbë dhe menduam se e ka nga mosha.

Ky që kërkon të vijë këtu në Parlament se i përfaqëson më mirë socialistët, ky PS i ha atë dhe ky PS ky njeriu nuk ia afrohet dot kurrë se PS në këto 30 vite ka kontribuar vetëm për të mirën e këtij vendi. Ky njeriu që e ka tradhtuar Shqipërinë. Ky njeriu që e ka tradhtuar Shqipërinë sa herë i jepet mundësia, njeriu që furnizoi me naftë Millosheviçit. Ky turpi I këtij parlamenti që vjen këtu 10 minuta, bën pis foltoren dhe ikën.Ju duhet të keni turp që i rrini nga pas. Turp. Në fjalën time përshëndeta atë që jam i sigurtë do të ndodhë. KE ka marrë vendimin që nën shembullin e Britanisë dhe SHBA dhe të ecë me sanksionet. Saliu mendoj se do i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalz.” u shpreh Balla.

Berisha ulet në karriget e socialistëve, plasin të qeshurat në Kuvend

Politike Balla Berisha