Aktualitet26 Janar 2019, 11:49

La karrigen e ministrit dhe u largua, kush është ish-ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë që punoi si roje parkingu në Greq

Shkruar nga Pamfleti
La karrigen e ministrit dhe u largua, kush është ish-ministri i

La karrigen e ministrit dhe u largua, kush është ish-ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë që punoi si roje parkingu në Greqi?

Kiço Mustaqi ishte ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë në fillim të viteve ’90, në kohën kur shqiptarët protestonin në rrugë kundër regjimit komunist, që ishte në ditët e fundit të ekzistencës.

Ish-shef i kabinetit të Mustaqit, Muharrem Dardha, ka treguar për ‘Panorama’ disa detaje nga përplasja e ish-ministrit me Ramiz Alinë dhe për jetën e tij private gjatë periudhës së tranzicionit.

Dardha kujton replikat e Mustaqit me Alinë pak ditë pasi në Tiranë ishte rrëzuar busti i diktatorit Enver Hoxha.

Disa ditë pasi ishte rrëzuar monumenti, Ramizi erdhi në Ministri të Mbrojtjes dhe bëri një takim me tërë ushtarakët e lartë. Aty i tërhoqi vërejtje Kiços, pasi sipas tij, kishte mbajtur Ushtrinë në pasivitetet përballë turmave që protestonin. Dhe Kiçoja, aty për aty u çua, dhe me ton iu përgjigj: Ushtria dhe ushtarakët shoku Ramiz, janë për të ruajtur integritetin e vendit dhe jo për t’u përballur me njerëzit në protestë. Çdo urdhër tjetër jashtë këtij misioni komprometon rëndë jo vetëm rolin e tyre, por sjell pasoja të jashtëzakonshme për shoqërinë. Kaq ishte përballja e tyre dhe nga ky moment, Kiço Mustaqi nuk u ul më në karrigen e ministrit”, thotë ish-shefi i kabinetit.

Më tej, ai vazhdon: “Që këtej pastaj, ish-ministri shkoi refugjat, si shumë shqiptarë që u rendën dyerve të Europës për një jetë më të mirë. Punoi disa vite rresht si roje në një parking në Athinë dhe vitet e fundit ishte rikthyer në Tiranë.”

Aktualitet kico mustaqi