Aktualitet20 Shtator 2018, 09:31

La SHBA-në për Shkodrën, kush është mjeku kardiolog që bëri kërdinë me tendera

Shkruar nga Pamfleti
La SHBA-në për Shkodrën, kush është mjeku kardiolog

La SHBA-në për Shkodrën, kush është mjeku kardiolog që bëri kërdinë me tendera

Një ‘tërmet’ ka shkundur dje Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku u arrestuan një sërë mjekësh dhe infermierë, pasi kishin bërë kërdinë me tendera. Mes mjekëve të arrestuar ëshë edhe kardiologu Luan Dragusha, i cili u bë i njohur një vit më parë, pasi zgjodhi të kthehej nga SHBA për t’iu shërbyer qytetarëve të Shkodrës.

Por qëllimi i kardiologut duket se ka qenë dashakeqës, pasi ai ka menduar për xhepat e tij dhe jo për qytetarët. Mbi Dragushën është vendosur masa e arrestit me burg si edhe e pezullimit nga detyra. “Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Luan Dragusha mjek (caktuar dhe ekzekutuar)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas prokurorisë, në shkelje të ligjit, mjekët dhe infermierët e arrestuar kanë kërkuar për blerje -tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, pra, shtator-dhjetor 2016, një sasi shume te madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardikirurgjise etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka.

Aktualitet arrestimet ne spitalin e shkodres Korrupsioni Luan Dragusha