Bashkëshortja e kreut të PD-së Aurela Basha, ka nisur të jetë aktive në në rrjetet sociale prej disa kohësh.
Mbase e lodhur duke ndenjur në ‘prapavijë’, Aurela ka menduar se është më mirë të postosh shpesh e më shpesh, se kështu të paktën, nuk harron njerëzia se kush është bashkëshortja e liderit (de jure) demokrat.
Ditën e sotme, ajo ka uruar të atin për ditëlindje në një mënyrë të veçantë.
Aurela ka postuar në Instastory një foto, ku shfaqen së bashku nga fëmijëria dhe e ka shoqëruar me këngën labe “Balluket e ballit moj”, ku më shumë se për babain ka përshendetur veten, pasi shfaqet në foto kur ishte fëmijë dhe flokët i kishte me bishtaleca e me balluke.
Përsa i përket postimit në në Instagram, ‘first lady’ e PD-së ka shkruar: “Edhe 100 tata”, ku me ‘tata’ përcakton babain (si një ‘tironce’ e vërtetë).
E në këtë ‘mish-mash’ urimesh, duket se Aurela do jetë ‘ylli i ardhshëm’ i Instagramit. /Pamfleti