Aktualitet25 Nëntor 2022, 11:37

Laboratori i kokainës në Fier/ Viktor Cervanaku, vartës i Belinda Ballukut me rrogë 2 milionë lekë

Shkruar nga Pamfleti

Viktor Cervanaku i arrestuar për trafik kokaine, mban aktualisht postin e drejtorit të administratës në OST, ndërsa më herët ai ka qenë kryetar i Komunës së Frakullit në Fier, nën siglën e PS.

Në listëpagesën e muajit prill, vartësi i ministres Belinda Ballukut, rezulton në këtë institucion me një rrogë prej 2 milion lekësh të vjetra.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kujtojmë se OST është një institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Cervanaku u vu në pranga një ditë më parë bashkë me të birin dhe të fejuarën e këtij të fundit, pasi në oborrin e banesë së tij në fshatit Frakull në Fier, u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve fshihet kokainë dhe fishekë.

Operacioni u zhvillua nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, ndërsa deri më tani në pranga kanë rënë dhjetëra persona.

Ndërkaq mësohet se plehu kimik, që përdorej si mbulim për të fshehur kokainën ishte porositur nga kompania në emër të shtetasit Zenel Çervenaku dhe vinte nga Kolumbia, me qëllim përpunimin në Shqipëri dhe më pas shpërndarjen në tregun europian.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit sot dha  detaje në lidhje me operacionin antidrogë ku u zbulua laboratori i kokainës në Fier.

Në një  deklaratë për mediat, SPAK bëri ditur se janë sekuestruar 430 kg lëndë narkotike kokainë me vlerë 40 milionë euro.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar edhe 15.910 euro, 3 kallashnikovë, 3 pistoleta, 108 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 18 telefona, 5 automjete, 2 laptopë, 2 armë gjahu dhe 20 paleta me 24 tonë pleh artificial.

Hetimi nisi pas informacioneve se një ngarkesë e dyshimtë me pleh organik artificial e cila ishte ngarkuar në një kontejner, do të transportohej me anije nga Kolumbia përmes portit të Pireut në Greqi me destinacion portin Bar të Malit të Zi dhe do t’i dorëzohej një shtetasi nga Shqipëria.

Ndërkohë gjykata ka nisur hetimet për 11 persona dhe kontrollin e 14 ambienteve në qytetet të ndryshme të Shqipërisë në Tiranë, Lushnjë dhe Fier.

Kryesore #Viktor Çervanaku Balluku Laboratori i kokainës në Fier