Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i fundit ky që në seancën e sotme plenare hodhi poshtë akuzat për rindërtimin e Spitalit të Laçit duke u shprehur se në pranverë politika e mbrapsht do të marrë përgjigjen përfundimtare.
Ish-deputetja thekson se Laçi është pa spital dhe mbi 50 mijë qytetarë nuk marrin shërbim të mirëfilltë spitalor, duke shtuar se “as Edi Rama, as Taulant Balla nuk i zhbëjnë dot mashtrimet e një viti më parë se spitali do të ndërtohej për pak muaj.”
Sipas Çupit “sot e kësaj dite, ndërtimi i spitalit ende nuk është tenderuar. Mjaft më me mashtrime dhe përdorim politik të fatkeqësive! Është koha për ndryshim!”
Postimi i plotë:
Gënjeshtrat e Edi Ramës dhe Taulant Ballës për rindërtimin pas tërmetit nuk pijnë më ujë.
Sado të përpiqen, ata nuk e ndryshojnë dot faktin se Laçi është pa spital dhe mbi 50 mijë qytetarë nuk marrin shërbim të mirëfilltë spitalor.
As Edi Rama , as Taulant Balla nuk i zhbëjnë dot mashtrimet e një viti më parë se spitali do të ndërtohej për pak muaj. ?
Sot e kësaj dite, ndërtimi i spitalit ende nuk është tenderuar. Mjaft më me mashtrime dhe përdorim politik të fatkeqësive! Është koha për ndryshim!