Sport 8 Maj 2022, 18:48

Laçi nuk njeh ndalesa, kurbinasit mundin Kastriotin dhe janë zyrtarisht nënkampionë të Superiores

Shkruar nga Pamfleti
Laçi nuk njeh ndalesa, kurbinasit mundin Kastriotin dhe janë

Laçi nuk njeh ndalesa, kurbinasit mundin Kastriotin dhe janë zyrtarisht nënkampionë të Superiores

Laçi nuk ndalet në këtë fund të kampionatit. Kurbinasit morën fitoren e tretë radhazi, teksa mposhtën me përmbysje 4-1 Kastriotin dhe tashmë matematikisht siguruan vendin e dytë në kampionat, 10 pikë pas Tiranës kampione dhe 11 pikë para Partizanit të vendit të tretë, kur mbeten edhe 3 javë nga fundi. 

Në fakt, ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 34, Ajazi përpiqet ta çojë topin në rrjetë, por nuk ia del, teksa dyshohet për një prekje të topit me dorë. Arbitri shkoi te VAR-i për ta verifikuar dhe akordoi penallti. Në minutën e 38, ishte vetë Ajazi që mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe realizoi për 0-1. 

Por pa kaluar as 2 minuta, Laçi barazoi me Adeleken. Kurbinasit nuk u ndalën me kaq, pasi në minutën e 43 shënuan edhe golin e dytë. Pas një asisti nga Deliu, Shehu shënoi dhe përmbysi sfidën në 2-1 që në pjesën e parë. 

Dominimi i vendasve vijoji edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 63, Qato goditi nga një distancë shumë e largët dhe e dërgoi topin në rrjetë, me portierin Sali që nuk ia doli ta ndalte. Në fund, Laçi shënoi edhe golin e katërt me Zarubicën dhe mbyllet 4-1 për kurbinasit. 

Sport Kastrioti Kategoria Superiore Laçi