Sport14 Gusht 2022, 20:47

Lacio e nis me këmbën e mbarë sezonin në Serinë A, bardhekaltërit “shndërrohen” në pjesën e dytë dhe bëjnë përmbysjen e madhe ndaj Bolonjës

Shkruar nga Pamfleti
Lacio e nis me këmbën e mbarë sezonin në Serinë A,

Lacio e nis me këmbën e mbarë sezonin në Serinë A, bardhekaltërit “shndërrohen” në pjesën e dytë dhe bëjnë përmbysjen e madhe ndaj Bolonjës

Lacio ka fituar me rezultatin 2-1 përballë Bolonjës. Në stadiumin “Stadio Olimpico” asgjë nuk ishte e lehtë për vendasit. Fillimisht portieri Maksimiano që u afrua si zëvendësues i Strakoshës, u ndëshkua me karton të kuq. Më pas, në minutën e 38, Arnautoviç kaloi në avantazh Bolonjën përmes një penalltie. 

Gjërat filluan të ktheheshin sërish në favorin e Lacios, në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë. Kjo, pasi Sumaoro mori kartonin e dytë të verdhë në radhët e Bolonjës, duke barazuar numrat e lojtarëve në fushën e lojës. 

Më pas në pjesën e dytë erdhi përmbysja. De Silvestri shënoi autogol në minutën e 68 dhe 11 minuta më vonë ishte i përhershmi Imobile që i dha 3 pikët skuadrës së tij. Gjatë kësaj ndeshje, pati minuta dhe për Hysaj, i cili u aktivizua në minutën e 83. 

Sport Bolonja Lacio Seria A