
Ndeshja e javës së 9-të në Serinë A, mes Fiorentinës dhe Lacios është mbyllur me rezultatin 0-4. Djemtë e Mauricio Sarrit duke se po kalojnë një moment mjaft të mirë në Serinë A, teksa fitorja e sotme në transfertë e ngjit Lacion në vend të 3 në renditje, me vetëm 3 pikë pas kryesuesve të Napolit.
Sa i përket duelit të sotëm, ishte Vesino ai që në minutën e 11-të hapi serinë e golave, ndërkohë që në të 25-tën, Zakanji, dyfishoi shifrat.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Lacios, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, të kaltrit shënuan edhe 2 herë të tjera, duke turpëruar në shtëpi Fiorentinën. Ishte Luis Alberto ai që në minutën e 85-të, ngriti shifrat në 0-3, teksa për të vulosur këtë fitore spektakolare mendoi Çiro Imobile në minutën e parë të shtesës.
Minuta pati edhe për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili bëri një paraqitje dinjitoze për ato minuta që qëndroi në fushë. Ai u aktivizua në minutën e 72-të, duke zënë vendin e Marusiç.