Milani nuk e ka ndërmend të rikthehet te rezultatet negative. Pas dy barazimeve në kampionat dhe dështimit në SuperKupë, sot ekipi i Piolit u mund pastër 4-0 nga Lacio në “Olimpico”.
Një super zbritje e kryeqytetasve nxori blof kuqezinjtë në minutën e katërt, super-finalizim i Milinkoviç Saviç pas një asisti të Zakanjit.
Një goditje nga fare pranë zonës e Marusiç nuk u kontrollua dot nga Tatarushanu. Pjesa e dytë ishte vazhdim i pjesës së parë, Luis Alberto shndërroi në gol një penallti në minutën e 65. Festa e golave nuk përfundoi me kaq, pasi Felipe Anderson nuk kishte thënë ende fjalën e tij.
Milan renditet në vendin e dytë me 38 pikë, ndërsa Hysaj me shokë (ishte titullar sot) janë një vend më poshtë, me një pikë më pak.