Kosova 9 Janar 2023, 16:59

Lajçak dhe Escobar vizitë në selinë e NATO-s: Të angazhuar për ruajtjen e paqes në Ballkan

Shkruar nga Pamfleti
Lajçak dhe Escobar vizitë në selinë e NATO-s: Të

I dërguari  SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar një takim në selinë qendrore të NATO-s.

Kjo u bë e ditur nga misioni i SHBA-së në NATO, përmes një postimi në rrjetet sociale. sipas njoftimit, një rëndësi të madhe në diskutim ka zënë rritja e tensioneve mes Kosvës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e SHB-BE dhe zyrtarët e NATO kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë me qëllim gjetjen e gjuhës së përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë.

Paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët. Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë të NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e amerikanëve.

Vizita e Escobar dhe Lajçak në NATO vjen pas tensioneve në veri të Kosovës dhe kërkesës së Serbisë për të dërguar 1 mijë ushtarë në territorin Kosovar. KFOR e refuzoi kërkesën, por tensionet mbeten ende të larta.

Prishtine #Escobar Lajcak NATO