Bota 1 Korrik 2022, 07:36

Lajçak i prerë në Beograd: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interes të Serbisë!

Shkruar nga Pamfleti
Lajçak i prerë në Beograd: Normalizimi i

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë.

Kështu është shprehur i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në përfundim të vizitës së tij në Beograd, e cila vjen pas qëndrimit 3-ditor në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak u takua edhe me përfaqësues të partive opozitare serbe, ku dëgjoi pikëpamjet e tyre në lidhje me dialogun me Kosovën.

“Më vjen mirë që gjatë kësaj vizite u takova me partitë opozitare parlamentare në Serbi për të dëgjuar pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre ndaj dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë dhe si i tillë ka nevojë për mbështetje ndërpartiake”, shkruan Lajçak.

Vlen të theksohet se, në një prononcim pas takimit me Lajçak, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç tha se dialogu është mënyra më e drejtë me të cilën mund të arrihet një marrëveshje me Kosovën.

Bota Dialogu Kosove Serbi