Kosova26 Janar 2023, 07:54

Lajçak takim me Kurtin dhe Bislimin: U dakordësuam për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara

Shkruar nga Pamfleti
Lajçak takim me Kurtin dhe Bislimin: U dakordësuam për zbatimin

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi, u dakorduan për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.

Lajçak u takua të mërkurën me Kurtin e Bislimin.

Përmes një  postimi në  Twitter,  ai thekson se me ta pati diskutime të hapura dhe intensive.

“U ktheva në Kosovë sot për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu u dakordësuam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të zbatohen plotësisht”, shkroi Lajçak.

Ndërsa, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, derisa ka folur për planin franko-gjerman në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se palët duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre.

Prishtine #Lajçak takim me Kurtin dhe Bislimin