Kosova 1 Dhjetor 2022, 22:32

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nëse nuk do të arrihej marrëveshje për targat atëherë gjëra negative do të ndodhnin në terren.

Lajçak ka lavdëruar për konstruktivitet kryenegociatorët e dy shteteve, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Por të njëjtin mendim nuk e kishte edhe për kryeministrin Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Mandje, thotë se në bisedimet mes tyre për targat kriza vetëm sa po thellohej.

“Do të thoja gjithashtu se ne kaluam rreth tetë orë këtu në Bruksel për të arritur marrëveshje. Dhe dy ditë më parë, të hënën, ishte një takim tjetër që zgjati poashtu 8 orë, i udhëhequr nga z.Borell. Unë isha prezent në takim, me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. Ai takim nuk prodhoi rezultate dhe dukej se ne po shkonim drejt një krize serioze. Dhe pastaj pala kosovare propozoi shtyrje për 48 orë. Dhe ne e dinim të mërkurën e kaluar se nëse nuk ka një marrëveshje, do të ndodhnin gjëra negative në terren”, ka thënë Lajçak për Kanal10.

“Duhen dy persona për të vallëzuar tango dhe duhen dy palë për të arritur një marrëveshje. Të dy bashkëbiseduesit, z.Bislimi dhe z.Petkoviq ishin konstrukti. Nëse vetëm njëra palë do të ishte konstruktive atëherë nuk do të kishte marrëveshje”, ka thënë ai.

Prishtine