
Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha është dërguar mbrëmjen e sotme me urgjencë në drejtim të spitalit të Prishtinës.
Sipas informacioneve, Pagarusha tashmë 85 vjeçare ka marrë disa lëndime në banesë, ndërkohë gjendja shëndetësore raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Nexhmije Pagarusha aktualisht ndodhet ende në ambjentet e QKUK, ku po kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme.