Reali i Madridit ka bërë të ditur se trajneri Zinedin Zidan është infektuar me Koronavirus dhe është izoluar për të mos patur kontakte me persona të tjerë. Sikur të mos mjaftonte eliminimi nga Kupa e Mbretit, trajneri nuk do të jetë në pankinë për sfidën e radhës kundër Alaves.
Në Spanjë diskutimi mbi të ardhmen e tij në krye të Realit mbetet një temë e hapur, të përditshmet sportive i kanë kushtuar faqen e parë ku sipas “Marca”: Zidane do të vijojë të jetë trajneri i Realit, të paktën deri në fund të sezonit për të nisur më pas një cikël të ri.
Në të njëjtën linjë është edhe “AS” që thekson se vazhdimësia e tij është në fije të perit. Eliminimi në Kupë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit, e ardhmja e tij mbetet në varësi të aventurës në Champions League. “AS” përforcon edhe më shumë zërat që flasin se Real Gonzales pritet të jetë pasuesi i tij në Madrid.