Aktualitet19 Korrik 2022, 14:26

Lajm i mirë për shqiptarët… i keq për Edin, Saliun, Ilirin, Monikën…! BE hap zyrtarisht negociatat me Shqipërinë: Luftoni korrupsionin dhe krimin

Shkruar nga Pamfleti

Lajm i mirë për shqiptarët… i keq për Edin, Saliun, Ilirin, Monikën…! BE hap zyrtarisht negociatat me Shqipërinë: Luftoni korrupsionin dhe krimin

19 Korrik 2022, në librat e historisë do të hyjë si data kur Bashkimi Evropian hapi negociatat me Shqipërinë.

Sot, BE-Shqipëri mbajtën Konferencën e Parë Ndërqeveritare në Bruksel.

Lajmi i ditës nuk u ndoq me entuziazmin që i takonte kësaj ngjarje, sidomos nga Populli ynë.

Dhe kjo mëse e kuptueshme.

E para, se më shumë se sa vonesa e kësaj arritjeje; qeveritarët, në lumin e përditshëm propagandistik, na e kishin servirur shumë herë pjatën, plot sipas tyre, e që në fund, Brukseli ua boshatiste, e kjo uli euforinë, pritshmërinë, entuziazmin, interesin e shqiptarëve të thjeshtë.

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Thonë se durimi shpërblehet, por nuk ishte ky rasti ynë.

Sot, ditë historike për vendin tonë? Padyshim! Por vlen të kujtojmë e pranojmë, që dera na u hap me ndihmën e Rusisë… përmes luftës në Ukrainë.

Rendi global është rikonfiguruar, dhe lojtarët në fushën e madhe po lëvizin gurët: ‘Ushtari’ Ballkan, tashmë duhet siguruar në Union.

Rrethanat gjeopolitike aktuale imponuan BE-në, të mos kërkonte shumë nga rajoni ynë, në plotësimin e kritereve, por të na jepte notën kaluese.

Ndryshe, çdo Vjeshtë, ne do e përsërisnim provimin.

E kjo, për fajin e klasës tonë politike 30-vjeçare, lloji i së cilës, kurrsesi nuk mund të dëshironte, apo akoma më pak, të luftonte për hapjen e negociatave.

Shqipëria është në lëngatë, sepse vazhdon të ofrojë të njëjtën ‘turli të mykur’, ‘era’ e së cilës po i largon përditë e më shumë shqiptarët jashtë vendit.

Aq shumë ka avancuar dëshpërimi, sa këta në pushtet, ndonjëherë të duken lule, kur sheh ata që po kërkojnë të rikthehen.

Për të qëndruar sot në Bruksel.

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.

Unioni, pavarësisht këtij hapi të madh, na e bëri të qartë sot: Luftoni korrupsionin, krimin e organizuar, avanconi me reformën në drejtësi, që të sundojë ligji, kujdes me lirinë e medias, etj., etj. Detyra shtëpie, që me siguri, të gjithë shqiptarët sot janë në një mendje: Me këtë klasë politike, as shekullin tjetër nuk anëtarësohemi dot në BE.

Nga tryeza Ndërqeveritare, Kryeministri Rama mbajti një fjalim me ngjyra, në ndryshim nga të tjerët, e kjo, më shumë se për t’u shfaqur karizmatik, për të bërë ‘interesant’ realitetin bardhezi, që ka për të treguar vendi ynë nën qeverisjen e tij.

VIDEO/ Kryeministri Edi Rama "përlotet" në Bruksel

Si gjithmonë, edhe sot, Rama u mundua të theksonte më shumë vonesën dhe padrejtësinë që i bëri Brukseli, se lumturinë për këtë ditë.

Mes rreshtash, ai u përpoq të zvogëlonte ‘bëmat’ e tij të qeverisjes, duke artikuluar fraza alla ‘mea culpa’, si: nuk i kemi mbajtur të gjitha premtimet, etj., etj.

Mirëpo, kjo ‘i pi ujë’ këtu, pasi publiku ynë preket nga i tillë stil, e ka treguar; ndërsa përtej kufirit, nuk e përtypin dot.

Duke u mbyllur protokolli i kësaj dite, që në dukje erdhi me vonesë edhe për shkak të vetos bullgare ndaj Shkupit, por që realisht arsyeja e vërtetë ishim ne, dhe vetëm ne; ndalemi  tek reagimet e gjithanëshme të kësaj ngjarje.

Opozita, qoftë ajo e Alibeajt, e Berishës, e Kryemadhit, njëzëri përshëndetën atë që po ndodhte në Bruksel.

Kishte nga ata, si Jorida Tabaku, p.sh, që bëri të qarta ‘nja dy gjëra’.

Si, fakti që Rama e la jashtë Tryezës Ndërqeveritare opozitën, apo edhe për festën e sotme të socialistëve; duke apeluar që kjo e fundit duhet të përfundojë, e të nisë puna e gjatë që vendi ka përpara.

Qasja e Joridës, krejt e justifikueshme, por i pajustifikueshëm si gjithmonë, ishte reagimi i Presidentit në ikje Ilir Meta.

Lajm i mirë, tha ai, por me shumë vonesë ama.

Një përpjekje për të sfumuar para shqiptarëve, rëndësinë e asaj që po ndodhte në Bruksel, pasi kjo i merr vëmendjen asaj që ai po përgatitet të bëjë kur të dalë të Hënën nga Presidenca.

Por më shumë se humbje pikësh në luftën kokë më kokë pushtet-opozitë, mllefin, Meta e ka për fatin e tij personal. Tani që do zhvishet nga imuniteti që i jepte Presidenti i Republikës, e presin shumë fatura të bëmave të tij, si një ‘non grata’ e mundshme, një arrestim i ‘mundshëm, etj., etj; dhe ky kapitull që vendi ynë hapi sot me BE-në, nënkupton më shumë monitorim, kontroll, transparencë, llogaridhënie, përgjegjshmëri… e kjo erdhi në kohë shumë të gabuar për Ilir Metën.

E për të pasuar tërbimin e Metës, kijeni të qartë se jo vetëm ky; por edhe Rama, edhe Saliu, edhe të gjithë këta që kanë sunduar këto 30 vite e numërojnë shumë zullume; dita e sotme, ishte një ditë e keqe, lajmi nga Brukseli, ishte një lajm i keq. Sepse këta, duan të sundojnë të lirë, të pakontrolluar, pa dhënë llogari, të vjedhin sic kanë bërë deri më sot, të vrasin sic kanë bërë deri më sot, të fshehin pasuritë marramendëse sic kanë bërë deri më sot.

Megjithatë, shqiptarët sot duhet të gëzohen, pasi nga hapja e negociatave kanë vetëm të mira: Më shumë investime, më shumë kontroll mbi pushtetarët e korruptuar, më shumë presion mbi drejtësinë, që të hedhë grepat ‘te të paprekshmit’ e politikës, ndryshe mbetemi në vendnumëro.

 

FOTO LAJM/ I ulur në shkallë, Rama çlodhet pas hapjes së

‘Pavarësisht të gjithave… sot, më në fund, sic thotë edhe Rama… Shqipëria u martua me BE-në…! Dasma u bë, por nusja u bë nuse në shtëpinë e dhëndrit, e nuk doli me të bardha nga dera e të atit…

Jeta që e pret ciftin… është e gjatë, më shumë se e vështirë… TO BE CONTINUED’…

Kryesore BE bruksel hapja e negociatave Historike Konferenca Ndërqeveritare opozita Prioritetet Rama Vendim