Sport15 Maj 2018, 12:03

Lajm i mirë për tifozët kuqezi, Zvicra jep aprovimin që të luhet Shqipëri-Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Lajm i mirë për tifozët kuqezi, Zvicra jep aprovimin që

Lajm i mirë për tifozët kuqezi, Zvicra jep aprovimin që të luhet Shqipëri-Kosovë

Shqipëria dhe Kosova kishin planifikuar një takim miqësor në Zvicër, por federate zvicerane nuk e jepte lejen për zhvillimin e saj dhe u duk se miqësorja po shkonte drejt dështimit. U pa si një hakmarrje e zvicernaëve për talentet që ia ka marrë Shqipëria dhe Kosova, por jo, gjërat ndryshuan sërish dhe këtë herë ka një lajm të mirë për tifozët kuqezi.

Sic raportojnë mediat dhe vetë federate jonë, merr fund dyshimi për zhvillimin apo jo të ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës për shkak të kundërshtisë nga Federata Zvicerane e Futbollit. Si përfundim, ndeshja në fjalë do të luhet më 29 maj, pasi është gjetur edhe stadiumi për zhvillimin e saj.

FSHF ka konfirmuar se dueli në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Zyrih, ku me sa duket ka marrë lejen nga Federata Zvicerane për ta luajtur aty takimin. Vendasit kundërshtonin zhvillimin e kësaj sfidë pasi e shihnin si një reklamë të mundshme të dy përfaqësueseve për t’u rrëmbyer talentet e shumtë që rriten në këtë vend e që zakonisht bëjnë një “xhiro” me fanellën e helvetëve para se të zgjedhin Shqipërinë apo Kosovën.

Pas dy javë negociatash, Zvicra është dorëzuar e kësisoj, sfida do të zhvillohet më 29 maj në orën 20:00, ndërsa pak ditë më vonë Shqipëria do të luajë edhe një miqësore ndaj Ukrainës, në atë që Panuçi sheh si testin e e vërtetë të miqësoreve në këtë periudhë të vitit. Grumbullimi i përfaqësueses shqiptare do të nisë më datë 26 maj. /Pamfleti Sport

Sport