Sport14 Shtator 2018, 15:04

Lajme të mira për kampionët e Francës, ylli i mesfushës lë pas dëmtimin

Shkruar nga Pamfleti
Lajme të mira për kampionët e Francës, ylli i mesfushës

Mbyllet Kampionati francez, PSG, Monaco dhe Lyon në Champions League

Sezoni i Marco Verratti nuk ka filluar siç pritej, të paktën në një nivel personal: me dëmtimin që e detyroi atë t’i nënshtrohej një operacioni dhe të përfundonte para kohe sezonin e kaluar. Ky dëmtim e shoqëroi atë deri në këtë pikë, sa i mohoi pjesëmarrjen në katër javët e para të Ligue 1, në sezonin aktual.

Në lajm i mirë, i njoftuar nga trajneri Thomas Tuchel: “Marco ka cilësi që të bëjë diferencën, për ne është shumë i rëndësishëm. Më lumturon fakti se rikthehet sërish në dispozicion”.

Verratti nuk do të jetë i pranishëm, megjithatë, në debutimin e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve (si Gianluigi Buffon) në “Anfield”, kundër Liverpool, për shkak të pezullimit, pasi u dënua me karton të kuq në përplasjen e fundit europiane me Real Madridin.

Sport francë PSG Verrati