Aktualitet 7 Dhjetor 2018, 12:31

Lajmi i fundit! Nikolla në panik telefonon 6 herë policinë, turma revoltohet, Agron Kuliçi fut brenda saj eksponentë të PD

Shkruar nga Pamfleti
Lajmi i fundit! Nikolla në panik telefonon 6 herë policinë, turma

Lajmi i fundit! Nikolla në panik telefonon 6 herë policinë, turma revoltohet, Agron Kuliçi fut brenda saj eksponentë të PD

Studentët duket se nuk do ta ruajnë gjatë “xhentilesën” e protestës. Ajo rrezikon të kthehet në një revoltë pasi shumë eksponentë të PD tashmë kanë ndërhyrë në turmë.

Ata janë deri ish-gjeneralë dhe ish-drejtues policie. Organizatori i tyre në hije është Agron Kuliçi.

Në pamundësi ta zhvendosnin turmën drejt Kryeministrisë, po përvijohet ideja e rrethimit të Ministrisë së Arsimit, ku gjendet vetë ministrja dhe stafi i saj. Policë të forcave speciale janë tashmë në godinë.

Ndërkohë në ora 11.54′ nga informacione të sigurta Ministrja Nikolla i ka bërë një telefonatë (e gjashta në 2 orë ku i kërkon me panik të nderhyjë policia me gaz dhe ujë pasi po më vrasin).

Rama po ashtu është në panik dhe thuhet se është larguar nga selia e tij në një vend të sigurt.

 

Aktualitet Protesta