Kryebashkiaku Erjon Veliaj, përveç çmendurive me tendera punimesh e shërbimesh fatazma në vlera 400-500 mijë Euro; vazhdon dhe shpenzimet për çudira, që janë qoka financiare për miqtë e tij.
I tillë ëhstë tenderi i shpallur në datën 6 nëntor 2020, me fond limit 5.8 milionë lekë të reja pa TVSH, ose afro 57 mijë Euro në total; me objekt digjitalizimin e fëmijëve që shesin e lypin në rrugë.
Përveç emërtimit dhe fondit të tenderit, nuk ka asnjë specifikim e sqarim tjetër, se si do bëhet ky digjitalizim, kur ashtu si vetë Lali Eri në fëmijëri, që shiste fiq, se ishte i varfër; edhe tani, fëmijët janë në mes të sheshit duke shitur e lypur.
Ndaj nuk ka nevojë për digjitalizim me tendera e video “3D”, por për mbështetje të familjeve të tyre me punësim e strehim apo dhe me ushqim kur prindërit janë të paaftë fizikisht.
Ndryshe, këto lloj digjitalizmesh janë tendera fiktivë, për të sajuar dhe justifikuar me letra zyrtare, mundësi e burime vjedhjesh të fondeve publike./Pamfleti