Pas rezistencës së artistëve të Cirkut Kombëtar, përmbarimi arritje dje që ta shembte çadrën për të liruar tokën ku ajo qëndronte.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për këtë çështje, ku ndër të tjera ka theksuar se po punohet që artistët të kenë një shtëpi të re.
Margariti ka reaguar për këtë çështje në ‘Instagram’ duke u shprehur se do u gjendet pranë artistëve deri në gjetjen e zgjidhjes për vijim e aktivitetit artistik.
Margariti thotë si në rastin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, edhe në rastin e Cirkut Kombëtar do të arrijmë t’ia dalim mbanë.
Cirku Kombëtar prej kohësh është lënë në harresë nga Ministria e Kulturës, apo dhe nga institucione të tjera, ndërkohë që vëmendja ju kthye vetëm në këtë moment kur aktivititeti i artistëve që performojnë aty është ndalur.
Në vitin 2014, vendin ku qëndronte e ngritur çadra e Cirkut Kombëtar, gjykata ja njohu si pronë private një personi dhe prej kësaj kohe përmbarimi ka tentuar shumë herë të rrëzojë çadrën, për t’ja arritur vetëm dje.
Mbetet për tu parë se sa kohë do duhet për të gjetur zgjidhje për vendqëndrimin e çadrës, e poashtu për të arritur që Cirku të marrë vëmendjen e duhur duke u parë si një vlerë e shtuar kulturore për vendin e jo si një problem më shumë.
Reagimi i plotë:
