Sport30 Dhjetor 2022, 16:12

“Lamtumirë Pele, vdiq i treti më i mirë në histori”, në Argjentinë provokojnë brazilianët

Shkruar nga Pamfleti
“Lamtumirë Pele, vdiq i treti më i mirë në

“Lamtumirë Pele, vdiq i treti më i mirë në histori”, në Argjentinë provokojnë brazilianët

Ndarja nga jeta e Pelesë është komentuar ndryshe në mediat argjentinase, të cilat kanë zgjedhur që të provokojnë rivalët e Brazilit.

Në një transmetim live, një kanal shkruan: “Lamtumirë Pele, i treti më i mirë në histori ka vdekur”.

Kështu ato nënkuptojnë se përpara brazilianit qendrojnë Mesi dhe Maradona.

Por Klaudio Tapia, presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), ka përfunduar gjithashtu në qendër të kritikave të brazilianëve, pasi e ka përcaktuar Pelenë si “një nga lojtarët më të mirë në histori” dhe jo më të mirin në histori.

Një shenjë kjo se Maradona, Di Stefano dhe tani edhe Mesi, janë të barabartë nëse jo superior ndaj “O Rei”. Ndaj nuk kanë munguar një sërë ofendimesh dhe komentesh indinjate, shenjë e një rivaliteti mes dy popujve që nuk do të marrë fund kurrë.

Kjo gjë duket se nuk ka lënë një shije të mirë në Brazil, ku e cilësojnë si një mungesë respekti.

?El titular de @cronica TV, canal Argentino a esta hora. A pantalla completa: pic.twitter.com/vytN0LCiJ6

— Nicolas Copano (@copano) December 29, 2022

Sport legjenda braziliane mediat argjentinase Pele