Aktualitet17 Shtator 2018, 22:38

“Lamtumirë Viagra”! Pas 20 vitesh ky ilaç del në pension, ja se nga çfarë zvendësohet

Shkruar nga Pamfleti
“Lamtumirë Viagra”! Pas 20 vitesh ky ilaç del në

“Lamtumirë Viagra”! Pas 20 vitesh ky ilaç del në pension, ja se nga çfarë zvendësohet

Ilaçi i “Viagra-s” sapo mbushi 20 vite, dhe siç ndodh shpesh në botën e ilaçeve, duket se i ka ardhur koha të dalë në “pension”. Zëvendësuesit ‘hi tech’, siç dhe konfirmojnë ekspertët në “Kongresin Ndërkombëtar të Shoqërisë Italiane të Andrologjisë”, përveçse janë më efikasë, nuk mund të falsifikohen.

Në 70% të rasteve blerjet online të ilaçeve e mbulojnë kërkesat për të blerë “Viagra-n”, çka ka sjellë një xhirim prej 4-6 miliardë eurosh vetëm në Itali, duke u ofruar nga rreth 15.000 site të ndryshme të cilët presin gati 13 milionë vizitorë në muaj. Vetëm 10 % e preparatit që ofrohet online është konform dozës së duhur. Ndaj për të mbrojtur konsumatorin është parë e udhës krijimi i ilaçeve zëvendësues, të cilët janë shumë herë më efikasë dhe të pafalsifikueshëm.

“Më në fund jemi në epokën e post-ilaçit të dashurisë, në të cilin teknologjia garanton një terapi moderne më të sigurtë, efikase dhe mbi të gjitha të paklonueshme”, komentoi presidenti i SIA-s, Alessandro Palmieri. “Ilaçi blu ka qenë ilaç i mirë dhe ka ndihmuar shumë njerëz, por njëkohësisht ka qenë dhe më i falsifikuari. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të kalojmë në metoda më efikase për të shmangur dhe klonimet. Shembull për këtë janë valët e goditjeve, të cilat mund të jenë shumë të suksesshme në 70 % të rasteve, me keqfunksionim të oganit seksual në shkallë të lehtë dhe mesatare. Valët e goditjeve përbëhen nga elektricitet i një shkalle të ulët që aktualisht përdoren dhe për kurimin e veshkave. Trajtimi nuk është i dhimbshëm, dhe parashikon rreth 6 seanca të cilat ndihmojnë për shërimin e pacientit, duke u mundësuar atyre t’i thonë njëherë e mirë ilaçeve dhe nevojës për të programuar mardhëniet”.

Risitë përfshijnë dhe botën e ilaçeve ku ndër të tjerë përmendim “chewing-gum-in” e dashurisë, apo biofilm-in oral, të cilët vendosen nën gjuhë dhe shpërbëhen në pak sekonda. Këto ilaçe aktualisht janë prej një viti në Itali dhe janë përdorur me sukses nga rreth 350 mijë persona.

«Një teknologji e avancuar përdoret dhe në gel-in intrauretral me bazë alprostadil-i, i cili sapo ka mbërritur në farmaci, tregon Palmieri – dhe që përdoret në momentin e raportit, duke dhënë një efekt vasodilatator shumë herë më të shpejtë, duke favorizuar kështu ereksionin tek mashkulli, i cili nuk duron dot efektet anësore të ilaçeve në qarkullim”, përfundoi ai.

Shendeti