Bota30 Mars 2018, 05:56

Largimi i 5 drejtorëve turq, kryeministri Ramush Haradinaj paralajmëron ndryshime në kabinetin qeveritar. Emrat e ministrave

Shkruar nga Pamfleti
Largimi i 5 drejtorëve turq, kryeministri Ramush Haradinaj

Largimi i 5 drejtorëve turq, kryeministri Ramush Haradinaj paralajmëron ndryshime në kabinetin qeveritar. Emrat e ministrave që pritet të shkarkohen

Ramush Haradinaj në një intervistë për Klan Kosova ka paralajmëruar se do të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar, pas vendimit për shkarkimin e 5 drejtorëve turq nga Kosova.

Vendimi do të bëhet i ditur në një mbledhje të jashtëzakonshme.

“Me siguri po”, është përgjigjur ai, kur është pyetur nëse nesër do të shkarkohet dikush. Mësohet se bëhet fjalë për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi.

Rajoni kryeministri i Kosovës ndryshimet në kabinetin qeveritar Ramush Haradinaj