Politike 1 Tetor 2022, 14:18

Largimi i Arben Ahmetajt nga postet në PS, analisti: Do të përsëritet rasti i Lefter Kokës!

Shkruar nga Pamfleti
Largimi i Arben Ahmetajt nga postet në PS, analisti: Do të

Arben Ahmetaj dhe kryeministri Rama gjatë një seance plenare

Analisti Ben Andoni thotë se Edi Rama e hoqi Arben Ahmetajn nga të gjitha postet, pasi ky i fundit nuk kishte çfarë të jepte më.

Andoni nënvizoi se Rama e largoi Ahmetajn për të hequr përgjegjësitë nga vetja, pasi akuzat nga opozita për ish zv.kryeministrin nuk kanë qenë të pakta muajt e fundit.

Ai theksoi se Ahmetaj mund të ketë të njëjtin fat si të ish-ministrit Lefter Koka.

“Nuk është ndonjë lëvizje e madhe. Rama ka filluar që të kurojë make-up e tij. Të mbash make-up me Arben Ahemtaj nuk ishte gjë e mirë. Nuk mund të thuash që zoti Rama nuk ka nuhatje për pushtet dhe për konjuktura politike. Të vazhdosh të kesh imazh zotin Ahmetaj, nuk mendoj se është zgjidhje e duhur. Tani u poqën kushtet për ta larguar, ky personazh nuk kishte më çfarë të jepte. Procesi i rindërtimit ka shumë probleme. Nga opozita pati shumë akuza për Ahmetajn dhe zhvillimet që ka në SPAK që i marrim në mënyrë indirekte nga opozita. Mund të jetë një përsëritje si rasti i Lefter Kokës”, u shpreh Andoni për Euronews Albania.

Politike Arben Ahmetaj Edi Rama PS