
Largimi i parakohshëm nga pankina, Ten Hag merr vendimin drastik për Kristiano Ronaldon në ndeshjen me Çelsin
Sulmuesi portugez, Kristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen Mançester Junajtid-Çelsi në “Stamford Bridge”. “Sportsmail” raporton se ai është ndëshkuar nga trajneri Erik Ten Hag, pasi refuzoi të futej në minutën e 87 në sfidën me Totenhemin, duke u larguar nga stoli.
Junajtid me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, konfirmoi se Ronaldo është hequr nga skuadra për ndeshjen e së shtunës.
Aty shkruhej: “Kristiano nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Mançester Junajtid për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Çelsit. Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqendruar në përgatitjen për atë ndeshje”.
Kuptohet se vendimi për të ndëshkuar Ronaldon është marrë nga Ten Hag dhe ka mbështetjen e plotë të hierarkisë së Junajtid.
Marrëdhënia mes dyshes nuk ka më kthim dhe Ronaldos do i duhet të bëjë një zgjedhje: Për t’u larguar nga klubi sa më parë apo të qendrojë në heshtje.