Aktualitet17 Gusht 2019, 08:46

Largimi i shpejtë i gazetarit Baxhaku, Grida Duma: Kaloi shumë sprova, por ai mbeti gjithmonë i vërtetë

Shkruar nga Pamfleti

Largimi i shpejtë i gazetarit Baxhaku, Grida Duma: Kaloi shumë sprova, por ai mbeti gjithmonë i vërtetë

Largimi i papritur dhe herët nga jeta e gazetarit të mirënjohur Fatos Baxhaku ka sjellë reagimin e shumë personaliteteve të njohur.

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma shkruan teksa reagon për ndarjen nga jeta të gazetarit Fatos Baxhaku, se është ndër ata personalitete të gazetarisë që koha do duhet ti dedikojë një biografi në letër apo ekran, si memorandum i trashëgimisë së vlerave në këtë vend.

Ajo thekson se Baxhaku kaloi shumë prova, por mbeti i pandyshuar dhe i vërtetë pavarësisht të gjithave.

Reagimi i plotë:

Shumë pak janë ata që arrijnë të përcjellin vërtetësi përgjatë gjithë momenteve të rëndësishme të jetës. Shumë pak janë ata që arrijnë të jenë po njësoj të pandryshuar, pavarësisht se sa janë provat e njëpasnjëshme që duhet të kalojnë.

E pikërisht këta të paktë, duket sikur vihen në provë pas prove pa ndalesë, për të provuar se sa e papërkulshme është e vërteta e tyre dhe e vetes së tyre.

Fatos Baxhaku ishte ky njeri, një nga shumë të paktët. Një njeri që ruajti një marrëdhënie thelbësore me identitetin dhe cilësinë e thelbit të gjërave. Dhe kjo është ndër më të vështirat e qëndresave në botën që na rrethon.

Mendoj që jo vetëm nuk është tepri por është më pak se ai meriton të themi që tek ky individ u shpalos dukshëm misioni, jo thjeshtë profesioni i gazetarit.

Ishte por edhe do të mbetet ndër ata personalitete të gazetarisë që koha do duhet ti dedikojë një biografi në letër apo ekran, si memorandum i trashëgimisë së vlerave në këtë vend.

Në të gjitha bashkëbisedimet me të përgjatë projekteve studimore, nuk gjej një qëndrim të vetëm që nuk kishte në themel të vërtetën e thellë shqiptare, atë të periferisë, të zonës së thellë, të kulturës së ngulitur e ngurtësuar.

Kujtesa për Fatos Baxhakun do të jetë përjetësim dhe vlerësim i tij.

Fatos Baxhaku do të jetë ndër ata të paktë që shkëlqejnë në përjetësimin pas vdekjes, sepse kanë lënë gjurmë e vepra që i kanë dhënë vendit pjesë të kulturës materiale dhe shpirtërore.

codramol
smile

Aktualitet Grida Duma: Kaloi shumë sprova Largimi i shpejtë i gazetarit Baxhaku por ai mbeti gjithmonë i vërtetë