
Mina me vlerë 2500 euro, kush është çifti vlonjat që do i shiste në Lezhë (emrat)
Gazetari Trashgim Sokolaj tregon fenomenin e tmerrshëm që kishte lindur në Shkodër kohët e fundit. Sipas gazetarit shumica jetonte me fajde, dhe në rast se vinte policia për kontrolle, ata kishin aq njohje saqeë telefononin direkt shefat e policisë.
Për çdo përplasje të vogël ata telefononin dhe iu kërkonin shefave të mëdhenj ti largonin policat nëse sdonin ti shikonin kufoma.
“Grupet kriminale atje, përfshirë edhe këto që janë të implikuar në ngjarjet e fundit, kishin arritur në atë nivel, që kur ndodhte një përplasje në momentin kur shkonte policia për të mbledhur provat, merrnin në telefon shefat e policisë dhe i thoshin na i hiqni këta policë këtu se do ti merrni kufoma. Vitet e fundit në Shkodër po ndodhin vepra penale që nuk kanë ndodhur më parë.
Një pjesë e popullsisë së Shkodrës jeton me fajde. Nuk i paguan dot në kohë dhe pastaj ose i merret prona ose vriten. Pse është ky bilanc i rëndë? Drejtuesit e policisë, përfshirë edhe drejtuesit aktualë të ministrisë së Brendshme janë të interesuar për makiazh dhe nuk janë të interesuar për të goditur bandat” tha Sokolaj në Ora News.