Sport 5 Shkurt 2023, 22:50

Lautaro i jep fitoren Interit në derbi, zikaltërit dërgojnë në ferr “Djallin” dhe vazhdon ndjekjen ndaj Napolit

Shkruar nga Pamfleti
Lautaro i jep fitoren Interit në derbi, zikaltërit dërgojnë

Lautaro i jep fitoren Interit në derbi, zikaltërit dërgojnë në ferr “Djallin” dhe vazhdon ndjekjen ndaj Napolit

Interi ka fituar derbin ndaj Milanit, duke u kthyer në vendin e dytë në renditjen e Serisë A dhe duke zhytur edhe më shumë në krizë kuqezinjtë.

Zikaltërit dominuan në pjesën e parë, ishin më kërkues dhe iu afruan disa herë golit. Për të parë festën zikaltër u desh të prisnim minutën e 35, kur gjatë zhvillimit të një këndorje, Martinez goditi saktë me kokë, duke mposhtur kështu për herë të parë në këtë takim Tatarushanu.

Në pjesën e dytë të besuarit e Inzagit ulën ndjeshëm ritmin, pasi ishin në avantazh. Lukaku realizoi golin e dytë në fund, por u anulua për shkak se belgu kishte shkaktuar faull. Kristjan Asllani qendroi 90 minuta në stol.

Interi kështu vijon ndjekjen ndaj Napolit, edhe pse këta të fundit janë shkëputur. Në krahun tjetër, ekipi i Piolit është në rënie të lirë, vetëm vendi i gjashtë me 38 pikë.

Sport Inter Milan Seria A