Kosova 7 Tetor 2022, 14:29

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar të premten Qeverinë Kurti për punën në shëndetësi, një ditë pas dorëheqjes së ministrit të deritanishëm të këtij dikasteri, Rifat Latifi.

Ish-ministër i Shëndetësisë, Zemaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i mbulon dështimet e tij duke emëruar e shkarkuar njerëz nga pozita të caktuara.

“Kanë kaluar 18 muaj nga puna e kësaj qeverie, ku tri ministri deri tani, përfshirë Kurtin e kanë udhëhequr MSH. I pari ka qenë më i dobët se i dyti, kurse i treti, Kurti, është më i dobët se i dyti dhe i pari. Dorëheqja e Latifit vjen si pasojë e dy faktorëve, dështimi i Kurtit si kryeministër dhe dështimi i Kurtit si ministër i shëndetësisë. Është shumë e padrejtë ndërhyrjet në sektorin e shëndetësisë, në përzgjedhjen e drejtorëve politikë të klinikave, pa përvojë në menaxhim. Këto ndërhyrje i kemi kur kryetarja e Bordit, anëtarët kanë qenë të vëtëemëruar në komisione përgjegjëse”, tha ai në konferencë për media.

Për Zemajn nuk është e pritshme që Qeveria të tregojë rezultate të mira në këtë fushë, pasi sipas tij, ka shfaqur paaftësi.

“Pas dorëheqjes së Latifit, a është Kurti ministër i ri i Shëndetësisë apo do të ketë edhe një person të ardhshëm për të mbuluar dështimet e tij? Do të ishte mire që sot të dilte të thoshte se do të merret personalisht me këtë çështje”, ka thënë Zemaj.

Prishtine Albin Kurti Armend Zemaj LDK Ministria kosovare e Shëndetësisë

Kosova