Sport 8 Shkurt 2023, 18:57

Lë Kosovën dhe i bashkohet Shqipërisë, sulmuesi braktis “Dardanët” për t’u vënë nën urdhërat e Silvinjos

Shkruar nga Pamfleti
Lë Kosovën dhe i bashkohet Shqipërisë, sulmuesi braktis

Lë Kosovën dhe i bashkohet Shqipërisë, sulmuesi braktis “Dardanët” për t’u vënë nën urdhërat e Silvinjos

Sulmuesi lë Kosovën dhe i bashkohet kombëtares së Shqipërisë. Lajmi i papritur vjen nga Kosova, ku emisioni “Kampionët” në “Kanali 10” ka publikuar hipotezën e se Mirlind Daku do të largohet nga “Dardanët” për t’u bërë pjesë e kuqezinjve.

Mirlind Daku, i cili ka luajtur 5 ndeshje me Kosovën, duke debutuar pikërisht në një miqësore me Shqipërinë, në vitet e fundit ka bërë paraqitje mjaft të mira te skuadra e Mura në Slloveni. Në sezonin aktual ai ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje dhe ndoshta kjo ka shtyrë edhe stafin kuqezi që të interesohet për lojtarin, i cili ka luajtur edhe në kampionatin shqiptar me Kukësin në vitin 2019.

Sipas burimeve në Kosovë, ai ka arritur marrëveshje me krerët e FSHF-së dhe është në pritje të pasaportës shqiptare, për t’u vënë nën urdhrat e Silvinjos, ndoshta që në ndeshjet e muajit mars.

Sport Kombetarja Shqiptare Mirlind Daku sulmuesi kosovar