Aktualitet14 Prill 2022, 11:37

Lefter koka i liron vendin Alqi Bllakos te 313, SPAK merr në pyetje për herë të parë ish-ministrin

Shkruar nga Pamfleti
Lefter koka i liron vendin Alqi Bllakos te 313, SPAK merr në pyetje

Lefter koka i liron vendin Alqi Bllakos te 313, SPAK merr në pyetje për herë të parë ish-ministrin

Ish-ministri Lefter Koka do të merret në pyetje ditën e nesërme për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.

Koka prej dy javësh është transferuar nga burgu i 313, në paraburgimin e Durrësit. Mësohet se Prokurorët që do e marrin në pyetje janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Koka akuzohet se përvetësoi rreth 5 mln euro nga inceneratorët në Elbasan dhe Fier.  Kjo është hera e parë që Lefter Koka do të merret në pyetje që pas arrestimit të tij, kjo edhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Vlen të përmendim se në burgun 313 u vendos edhe ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, i cili u arrestua në lidhje me abuzimet që dolën në dritë për inceneratorin e Fierit. Ndërkohë që Koka qëndroi për disa kohë në këtë burg, por për arsye shëndetësore më pas u transferua në spitalin e burgut.

Duket se pas mbërritjes së ish-varësit të tij, tek 313-ta, është menduar që për arsye sigurie dhe hetimore, ish-ministri të transferohet në paraburgimin e Durrësit.

Kujtojmë se ish-ministri Lefter Koka do të mbetet në burg pas vendimit të marrë më 31 mars nga Gjykata e Lartë, e cila i ka refuzuar rekursin për tu liruar nga masa e sigurimit ‘arrest me burg’ pas akuzave për aferën 3.7 milionë euro për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ai u la në burg nga apeli i GJKKO më 25 shkurt. SPAK ka arritur të faktojnë nga provat e deritanishme, se ish-ministri Koka ka përfituar në mënyrë të paligjshme edhe nga inceneratori i Fierit, në një vlerë prej 1.2 milionë euro, pra në total sipas SPAK, rreth 5 milionë euro nga të 2 inceneratorët.

SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan dhe të Fierit. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, ku përmes faturave tatimore fiktive nga kompani të treta të lidhura me ish-ministrin, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Kjo pagesë, iu dha Kokës si shpërblim për favorizimin që i bëri 2 kompanive për të lidhur kontratën e koncensionit

SPAK ka sekuestruar kompanitë “Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

Aktualitet #ish-minister Alqi Bllako Burg inceneratorët Lefter Koka SPAK