Politike 9 Shtator 2019, 09:42

Lefter Maliqi, ‘mburoja’ e parë për Presidentin: Komisioni për Metën është show, kreu i shtetit shmangu përplasjen ci

Shkruar nga Pamfleti
Lefter Maliqi, ‘mburoja’ e parë për Presidentin: Komisioni

Lefter Maliqi, ‘mburoja’ e parë për Presidentin: Komisioni për Metën është show, kreu i shtetit shmangu përplasjen civile

Votimi unanim ndaj rezolutës për shkarkimin e Presidentit është i paligjshëm dhe se mbledhja e Komsionit Hetimor është një show mediatik – kështu ka deklaruar deputeti Lefter Maliqi në një deklaratë për mediat.

“Ky është një show dhe diskretitim publik, pasi Meta si një burrë shteti shmangu gjakderdhjen në zgjedhjet e 30 qershorit. Këtë e tregoi edhe raporti i OSBE-OHIHR, ku raport foli qartë dhe deklaroi paligjshmërinë e zgjedhjeve. Ky show sot për marrjen në pyetje nga Ulsi Manja është një aventurë. Manja  akuzohet për vjedhjen e votave në Dibër. Duhet të ndalohet kjo aventurë e tipit dështak të kësaj qeverie”, u shpreh Lefter Maliqi.

Ditën e sotme në orën 10:00 Presidenti Ilir Meta do të paraqitet para Komisionit Hetimor për çështjen e shkarkimit të tij. Meta i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së bërë zyrtarisht nga ky komision për të marrë pjesë si dëshmitar para deputetëve, të cilët do të verifikojnë zbatimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit lidhur me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që ngrihet një Komision Hetimor për shkarkimin e presidentit me arsyetimin se ka shkelur Kushtetutën.

Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend. Kjo solli kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Politike komisioni manja Meta rezoluta Shkarkimi