Në kudër të nismës së Këshillimit Kombëtar, Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e gjashtë, për të cilën kërkon mendimin e shqiptarëve. Ajo që bie në sy është se kjo pyetje ka të bëjë me legalizimin e kanabisit në vendin tonë për qëllime mjekësore dhe studimore.
“Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?”, është pyetja që u drejtohet qytetarëve, teksa, kjo është një nga çështjet më të debatuara në vend.
