Sport14 Gusht 2018, 10:45

Legjenda angleze kritikon ashpër Arsenalin dhe yllin gjerman të “Topçinjve”

Shkruar nga Pamfleti
Legjenda angleze kritikon ashpër Arsenalin dhe yllin gjerman të

Ish-mesfushori i “Topçinjve”, Paul Merson kritikoi ashpër Arsenalin, teknikun e ri Unai Emery dhe mesfushorin gjerman, Mesut Ozil. Pas humbes së Arsenalit kundër Manchester City, Merson tha për “Sky Sports”: “Nëse dëshironi të vazhdoni të bëni të holla dhe të përfundoni në vend të pestë, apo të gjashtë, asgjë nuk do të ndryshojë. Por, nëse doni të hyni në atë nivel, do të keni nevojë për një mentalitet më të mirë të lojtarëve.

Unë nuk mendoj se lojtarët janë mjaft të fortë mendërisht. Ata thjesht duken si një bandë e djemve të bukur, madje as Granit Xhaka nuk po shfaqet më si luftëtari i zakonshëm. Trajneri i ri ka marrë përsipër një klub me pothuajse një mjedis të përsosur. Nuk pajtohem se pas 22 vitesh duhet një kohë për t’u përmirësuar.

22 vitet ishin të mëdha dhe Arsene ka shpikur futbollin më të mirë në vend, ndoshta në të gjithë Europën. Pep Guardiola e mori atë si një model në vitet e tij më të mira, ndoshta 10 vjet më parë. Në këto 22 vite ishte një periudhë suksesi, jo suksesi përfundimtar. Vitet e fundit nuk ishte suksesi më i madh me humbjen në Ligën e Kampionëve, por ka qenë një kohë e mirë”.

Sport Arsenal Ozil Premier League