Sport12 Shtator 2018, 10:30

Legjenda Del Piero: Ronaldo te Juvja? Mashtrim!

Shkruar nga Pamfleti
Legjenda Del Piero: Ronaldo te Juvja? Mashtrim!

Legjendja Aleks Del Piero ka folur në lidhje me situatat aktuale në kampionatin europian dhe ekipet që janë më të favorizuara për të fituar trofe. 

“Real Madrid niset në ‘pole position’, sepse ka fituar tre edicionet e fundit dhe pavarësisht se ka larguar Ronaldo mbeten të fortë. Në linjën e dytë të startit janë Juventus, Manchester City dhe Paris SG. Në linjën e tretë: Barcelona, Bayern dhe Liverpool”.

Del Piero tregon edhe për reagimin që pati kur lexoi për herë të parë lajmin se Juventus kërkonte Cristiano Ronaldo: “Thjesht nuk e besova. Mendoja se ishte një mashtrim i madh. Ronaldo është si Lebron James!”

Sport Del Piero Juventus