Sport11 Korrik 2018, 18:36

Legjenda e Juventus i thur elozhe portugezit Ronaldo

Shkruar nga Pamfleti

Alessandro Del Piero, legjenda e Juventusi kurrsesi nuk mund të rrinte në heshtje pas transferimit më të shtrenjtë në historinë e klubit, Cristiano Ronaldos. Ardhja e yllit portugez i ka shtuar shumëfish vlerat e “Zonjës së Vjetër” dhe Del Piero u shpreh se mezi po pret që të fillojë sezoni i ri.

“Mezi po pres që sezoni i ri për Juventusin të fillojë. Nuk kam qenë prej kohësh kaq shumë i emocionuar për startin e ndonjë sezoni të ri, por tani jam. Juventusi ka marrë një lojtar të jashtëzakonshëm dhe jo më kot konsiderohet si më i miri i të gjitha kohërave. Statistikat flasin vetë, ai ka më shumë gola se ndeshje. Është i pabesueshëm dhe besoj se ka për të bërë mirë edhe me fanellën e Juves. Numri 7? Do të preferoja 10-ën(qesh),- u shpreh Del Piero.

 Statistikat e Ronaldos me Realin e Madridin

Ndeshje: 438

Gola: 451

Trofe madhorë: 16

UEFA Champions Leagues: 4 (2014, 2016, 2017, 2018)

Gola UEFA Champions League: 105

UEFA lojtari i mirë në Evropë: 3 (2014, 2016, 2017)

UEFA Skuadra më e mirë e vitit: 9 vite radhazi (2009-2017)

Topa të Artë: 4 (2013, 2014, 2016, 2017)

Këpuca e Artë: 3 (2010-11, 2013-14, 2014-15)


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Del Piero Juventus Ronaldo