Legjenda e Tottenham, Jimmy Greaves të martën në mbrëmje është shtruar në spital. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë londinez, i cili në një postim në Twitter i ka uruar shërim të shpejt 80-vjeçarit.
Aktualisht ndodhet i shtruar në një spital në Chelmsford pranë shtëpisë së tij në Essex dhe nuk mund të thuhet nëse gjendja e tij ka lidhje me përhapjen e COVID-19, shkruan Daily Mail.
“Ju konfirmojmë se golashënuesi ynë më i mirë (rekordmen) Jimmy Greaves aktualisht është i shtruar në spital. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me familjen e tij dhe në vijim do ju azhornojmë për çdo lajm që do të kemi lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
I gjithë klubi i dërgon urimet më të mira Jimmy-t dhe familjes së tij”, shkruhej në njoftimin e Tottenham.