Leiçester është ndalur përsëri.
Pas eliminimit në Europa League ndaj Slavia e Paragës dhe humbjes së pësuar në kampionat ndaj Arsenalit, Dhelprat kanë barazuar 1-1 kundër Bërnlit në javën e 29 të Premier Ligë.
Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 4 me Vydra pas një gabimi të miqve në mbrojtje. Barazimi i skuadrës së Rodgers ka ardhur në minutën e 34 me një gol magjik të Iheanaço.
Me këtë fitore, Leiçester renditet në vendin e 3 me 50 pikë, ndërsa Bërnli mban vendin e 15 me 29 pikë.