Përfundon ndeshja e javës së 18 në Premier Ligë. Leiçesteri ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Sauthamptonint. “Dhelprat” zhbllokuan rezultatin në minutën e 38 me Madison. Ylli i skuadrës së Brendan Roxhers gjeti rrjetën me një lëvizje shumë të mirë dhe një gjuajtje shumë të bukur.
Për të vulosur fitoren e sigurtë të vendasve, mendoi Barnes në minutën e 95.
Me këtë fitore, Leiçesteri ngjitet në vendin e dytë me 35 pikë, ndërsa Sauthampton mban vendin e 8 me 29 pikë.
Pas suksesit në Superkupë kundër Marsejës, PSG-ja ka arritur të marrë 3 pikët në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Mauricio Poçetino ka mundur 0-1 Anxhers. Kurzava ishte heroi i parizienëve me golin e realizuar në minutën e 70.
Me këtë fitore, PSG ngjitet në vendin e parë me 42 pikë, ndërsa Anxhers mban vendin e 7 me 30 pikë.