Sport11 Qershor 2022, 18:27

Leklerk më i miri në provat zyrtare të Azerbajxhanit, Luis Hemilton vazhdon të zhgënjejë

Shkruar nga Pamfleti
Leklerk më i miri në provat zyrtare të Azerbajxhanit, Luis

Leklerk më i miri në provat zyrtare të Azerbajxhanit, Luis Hemilton vazhdon të zhgënjejë

Sharls Leklerk arriti të triumfonte sërish në provat zyrtare, kësaj radhe në Azerbajxhan, me pilotin nga Monako që do ta nisë nga “pole position”-i në garën e Çmimit të Madh të Baku. 

Kampioni i Botës në fuqi, Maks Vershtapen, nuk shkoi më shumë se vendi i tretë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Serxhio Perez do të niset nga vendi i dytë. 

Nga ana tjetër, britaniku Luis Hemilton vazhdon të zhgënjejë, duke e nisur garën vetëm nga vendi i shtatë. 

A fourth consecutive pole for @Charles_Leclerc ?#AzerbaijanGP #F1 pic.twitter.com/FH3EJHcx06

— Formula 1 (@F1) June 11, 2022

Sport Çmimi i Madh i Azerbajxhanit Luis Hemilton Sharls Leklerk