Bota13 Shkurt 2023, 16:38

Lëkundje të forta tërmeti në Rumani, magnituta 5.2 ballë

Shkruar nga Pamfleti
Lëkundje të forta tërmeti në Rumani, magnituta 5.2

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar ditën e sotme në Rumani.

Mësohet se tërmeti që ka goditur vendin ballkanik ka qenë me magnitudë 5.2 ballë dhe thellësi 10 kilometra.

Kujtojmë se numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në të paktën 50 mijë.

E teksa ditët kalojnë, shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja nuk është shuar.

Agjencia Shtetërore e Lajmeve Anadolu njoftoi se të paktën 41 persona u shpëtuan nga nën rrënojat në Turqi midis orës së 141 dhe 163 pas goditjes së tërmetit.

OKB-ja ka thënë se të paktën 870,000 njerëz kanë nevojë urgjente për ushqime të ngrohta në të gjithë Turqinë dhe Sirinë, dhe vetëm në Siri deri në 5.3 milionë njerëz thuhet se janë të pastrehë.

 

Bota Rumani Termet