Bota 2 Janar 2019, 07:34

Lëkundje tërmeti në ditën e parë të vitit në Itali, pritet një tjetër me i fuqishëm

Shkruar nga Pamfleti
Lëkundje tërmeti në ditën e parë të vitit në

Lëkundje tërmeti në ditën e parë të vitit në Itali, pritet një tjetër me i fuqishëm

Një lëkundje sizmike e shkallës 4.2 ballë u regjistrua rreth orës 19.37 të mbrëmjes së djeshme në provincën e Aquillas në Itali.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, tërmeti e pati epiqëndrën në komunën Collelongo me një thellësi 17 km nën tokë.

Policia nuk ka raportuar asnjë të vdekur deri në këto momente.

Marsica është një nga zonat me aktivitet më të lartë sizmik. Tërmeti më i fuqishëm në këtë zonë është shënuar mbi njëqind vjet më parë, më 13 janar 1915, i cili shënoi 7 ballë.

Si pasoje humbën jetën 30 persona, duke shënuar si ngjarjen më fatkeqe në Itali

Bota