Lionel Mesi fitoi ‘Topin e Artë’ për herë të shtatë, duke vendosur një rekord që zor se do thyhet për një kohë të gjatë.
Por, lajmi u prit me reagime të përziera. Shumë komentues dhe analistë nuk mendojnë se ky ishte viti i “Pleshtit” argjentinas.
Më e ashpër tregohet gazeta më e madhe gjermane, “Bild”.
“Zgjedhje skandaloze! Levandovski vetëm i dyti,” shkruan gazeta.
“Pse duhet të fitojë gjithmonë Mesi,” vijon gazeta.
Për shumë komentues, Leva duhej të fitonte “Topin e Artë” për atë që ka dhënë në fushë.
Rezultatet:
- Lionel Mesi, 613 pikë
- Robert Levandovski, 580 pikë
- Zhorzhinjo, 460 pikë
- Karim Benzema, 239 pikë
- N’Golo Kanté, 186 pikë
- Kristiano Ronaldo, 178 pikë
- Mohamed Salah, 121 pikë
- Kevin De Brojne, 73 pikë
- Kilian Mbape, 58 pikë
- Xhanluixhi Donaruma, 36 pikë