Showbiz 7 Shkurt 2023, 10:17

Leonardo DiCaprio kapet mat me modelen 19-vjeçaren nga Izraeli

Shkruar nga Pamfleti
Leonardo DiCaprio kapet mat me modelen 19-vjeçaren nga Izraeli

Leonardo DiCaprio është parë i ulur së bashku me modelen 19-vjeçare nga Izraeli, Eden Polani në një festë në Los Anxheles.

E dashura e supozuar e aktorit të “The Once Upon a Time in Hollywood”, Victoria Lamas, mungonte në ngjarje dhe dyshja nuk janë parë në publik së bashku që nga dhjetori. DiCaprio bëri bujë në shtator pas ndarjes nga e dashura e atëhershme Camilla Monroe dhe ka krijuar një “reputacion” për lidhjet vetëm me modele nën moshën 25 vjeç.

Aktori ka qenë i lidhur me shumë fytyra të njohura duke përfshirë Gisele Bündchen, Blake Lively dhe Gigi Hadid. Por kush është e dashura e re e Leonardo DiCaprios dhe a është ai në lidhje me Eden Polanin?

19-vjeçarja është nënshkruar me IT Models dhe numëron mbi 200,000 ndjekës në Instagram. Sipas “Jerusalem Post”, ajo më parë ishte e lidhur në mënyrë romantike me Gil Ofer, djalin e miliarderit izraelit Idan Ofer.

Polani nuk do të ishte modelja e parë izraelite me të cilën është takuar DiCaprio, aktori më parë ishte në një lidhje me Bar Refaeli, me çiftin që raportohet se kishte lidhje nga viti 2006 deri në 2011.

Sa vjeç është Eden Polani?

Modelja izraelite ka lindur më 21 mars 2003, pra është 19-vjeç. Nëse dyshja janë në lidhje, kjo do të thotë se ata kanë një diferencë moshe 29-vjeçare.

As DiCaprio dhe as Polani nuk e kanë konfirmuar publikisht nëse janë apo jo në një lidhje, megjithatë dyshja janë përfolur pasi u panë të ulur së bashku në Los Angeles.

 

Showbiz e dashur leo dicaprio Modele