Bota28 Janar 2023, 18:18

“Leopard 2” në Ukrainë, kërcënon Moska: Nëse nis Lufta e Tretë Botërore nuk do ketë nevojë për tanke, gjithçka do të bëhet hi

Shkruar nga Pamfleti
“Leopard 2” në Ukrainë, kërcënon Moska:

Rusia i është rikthyer retorikës dhe kërcënimeve më luftë bërthamore. Si gjithmonë ai që e trumbeton një gjë të tillë është ish-presidenti dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev.

Dërgimi i tankeve “Leopard 2” në Ukrainë duket se ka shqetësuar Moskën dhe çdo ditë kritikon vendimin e Perëndimit për të ndihmuar me artileri Kievin. Medvedev është ndalur te argumentet se NATO po mundohet që të shmangë një Luftë të Tretë Botërore. Por ai ka kërcënuar se nëse do ketë një luftë të tillë, nuk do ketë nevojë për tanke, pasi do kemi raketa bërthamore.

Së pari, mbrojtja e Ukrainës, për të cilën askush nuk ka nevojë në Evropë, nuk do ta shpëtojë botën e vjetër nga hakmarrja. Së dyti, sapo të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore, për fat të keq nuk do të jetë në tanke apo edhe në avionë luftarakë. Pastaj gjithçka patjetër do të bëhet pluhur”, shkroi Medvedev në kanalin e tij Telegram të shtunën.

Në këtë postim, Medvedev komentoi, në veçanti, vërejtjet e ministrit italian të Mbrojtjes Guido Crosetto, i cili u shpreh se dërgimi i tankeve në Ukrainë do të ndalë nisjen e një Lufte të Tretë Botërore. Ai tha se Perëndimi po mundohet të ndalojë futjen e tankeve ruse në Kiev, pasi nëse nuk e bën këtë gjë, jemi në prag të një konflikti botëror.

Lufta e Tretë Botërore “do të fillonte në momentin që tanket ruse të mbërrijnë në Kiev dhe për rrjedhojë në kufijtë e Evropës. Të mos bësh këtë është e vetmja mënyrë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore“, tha ministri italian.

Por si duket sa herë vjen puna te Lufta e Tretë Botërore, Rusia e ka të qartë qëllimin e saj: Lëshimin e raketave atomike.

Bota Lufta Boterore Medvedev tanke