Bota 4 Prill 2022, 16:25

Letër me gjakun e ushtarëve të Odesës/ Forcat ukrainase i shkruajnë Strasburgut: Po japim jetën që agresioni rus të mos

Shkruar nga Pamfleti
Letër me gjakun e ushtarëve të Odesës/ Forcat ukrainase i

Një thirrje drejtuar Perëndimit e nënshkruar me gjakun e tyre. Kështu mund të lexohet një letër që ushtarët ukrainas në Odesës i kanë drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në letër shprehet irritimi i tyre me BE, SHBA dhe të gjitha shtetet e tjera që refuzuan të ndërhyjnë ushtarakisht në Ukrainë. Ushtarët shprehen se ata po japin jetën e tyre në mënyrë që agresioni rus të mos trokasë në dyert e BE-së.

“Dobësia e liderëve të SHBA-së dhe vendeve të BE-së i kushton Ukrainës qindra jetë ushtarakësh dhe civilësh çdo ditë. Për këtë arsye ne e shkruam me gjakun tonë këtë apel për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut sepse sot po ndalojmë një agresion të drejtuar ndaj jush, duke e paguar me jetën tonë”, thuhet në letër.

Më tej ata kërkojnë që të merret vendimi për të krijuar një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. “Ukraina ka nevojë që qielli të bëhet i sigurt”, shkruajnë ata.

Bota 3Rusi letër Lufte Ukrainë. ushtare