Aktualitet25 Gusht 2018, 12:34

Letër prindërve të varur nga droga të cilëve u largova fëmijën: Ai nuk ishte i sigurtë me ju

Shkruar nga Pamfleti
Letër prindërve të varur nga droga të cilëve u largova

Teksa gjykatësi jep vendimin se fëmija juaj tashmë do të jepet për adoptim, ju thyheni, ankthi ju kap nga fyti dhe shpërtheni në lot. Unë lëviz sytë shpejt dhe fshij me shpetësi lotin pa më rrjedhur ende.

Sepse edhe pse kam ndjenjtur zgjuar me netë të tëra për të pregatitur dokumentat e nevojshme, ku tregohet se ju nuk jeni të aftë për të rritur fëmijën tuaj, ky nuk është fundi që kam dashur për ju.
Unë e di sa shumë e doni, e di që dhimbja do t’ju peshojë për pjesën tjetër të jetës, por gjithashtu di që ai me ju nuk është i sigurtë, nëse do ta lija fëmijën me ju me siguri do të lëndohej rëndë ose edhe do të vdiste. Në fund të ditës ai do të jetonte ashtu si nuk mund të jetohet. Ai nuk mund ta bënte këtë zgjedhje vetë, kështu që unë luftova në vend të tij.

Mund ta marr me mend se nga vini, se sa e tmerrshme ka qenë fëmijëria juaj, ajo ka ndikuar që ju të silleni kështu si të rritur. Askush nuk i bëri zgjedhjet e duhura për ju, askush nuk ju mbrojti dhe tani ju nuk mund të mbroni fëmijën tuaj. Shërbimet sociale janë munduar që të ndihmojnë, ndoshta për shumë kohë, mbase ka qenë shumë vonë.

E di që më urreni dhe më fajësoni, në situatën tuaj nuk e di si do të ndjehesha edhe unë.
Vazhdoj të shpresoj se një ditë ju do të jeni gati për të pranuar ndihmën. Aty do të kuptoni se vleni më shumë se sa mendoni, do të kuptoni se ka jetë përtej drogës dhe se meritoni dashuri dhe kujdes.

Shpresoj dëshpërimisht që sistemi të bëjë diçka për t’ju ndihmuar.
Atë ditë kam qarë me dënesë në makinë, për ju dhe për fëmijën si dhe për të ardhmen që do të kaloni të ndarë. Do t’i gjej prindërit më të mirë adoptues. Do të bëj ç’është e mundur që ai të marrë të gjithë dashurinë që merriton. /Përshtatur nga The Guardian/

Histori