Aktualitet 7 Maj 2019, 18:58

Letoni/ Olta Xhaçka viziton dy efektivët e plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti
Letoni/ Olta Xhaçka viziton dy efektivët e plagosur, njëri

Letoni/ Olta Xhaçka viziton dy efektivët e plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka viziton dy efektivët e kontigjentit EOD, të plagosur një ditë më parë në Letoni. Xhaçka vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL. Gjendja shëndetësore e Major Tanushit është e rënduar.

Efektivi i FA ndodhet nën mbikqyrjen intensive të mjekëve. Ministrja Olta Xhaçka vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn,  i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni Gjendja  shëndetësore e Reshter Kapajt është shumë e mirë.

Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019. Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në Atdhe ditën e enjte, më datë 9.

Trupi i efektives Hasanaj do të transportohet me avion ushtarak. Efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë

Efektivja Zarife Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do te dergohet prane familjes se saj.

 

 

 

Uncategorized efektivët e policisë Letoni Olta Xhaçka